Futboll

Tjetër vlerësim për Roshin, mes më të mirëve në Rusi

Odise Roshi është përzgjedhur si njëri prej pesë lojtarëve driblues më të mirë këtë sezon në kampionatin rus, ku renditet në vend të tretë me 62% efikasitet. Në 110 tentativa për driblime Roshi ja ka dalë në 68 raste, shifër e cila e pozicionon 29-vjeçarin mes elitës ruse të futbollit.

Futbollisti i Shqipërisë dhe Akhmat Grozny është përzgjedhur faqja zyrtare e Premier League në Rusi, ku ka publikuar edhe një foto ku shfaqen pesë lojtarët më driblues të kampionatit. Vetëm Vlasic i CSKA së Moskës dhe Joao Mario i Lokomotivës kanë përqindje më të mirë për sa i përket driblimeve, 63% kundrejt 62% të Roshit.

Odise Roshi zhvilloi një sezon fantastik në Rusi, më i miri për të në aspektin personal që kur është transferuar te Akhmat Grozny-it në vitin 2016-të. Tetë golat e shënuar këtë sezon ne kampionat dhe ne kupë e kanë bërë atë golashënuesin më të mirë të ekipit Akhmat, duke ndihmuar ekipin çeçen të siguronte mbijetesën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë