Avokati Idajet Beqiri ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke renditur disa vepra penale mes të cilave “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
Sipas avokatit, anëtarët e familjes Meta kanë marrë një sërë trajtimesh estetike në një klinikë në San Marino, shumë të kushtueshme. Po sipas tij, vetëm një nga ndërhyrjet estetike të Monika Kryemadhit ka kushtuar mbi 280 000 euro dhe është paguar nga një llogari bankare “offshore” në Qipro.
Kjo është padia e dyte ndaj Metës në SPAK.
Në qershor të këtij viti, ish-deputeti Halit Valteri depozitoi në SPAK një kallëzim penal për Ilir Metën, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe Vangjel Tavon. Ai i akuzon ata për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për fshehje të pasurisë, mospagim të taksave dhe tatimeve dhe shpërdorim detyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.