Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pas shkresës së ministres së Financave, Anila Denaj, në lidhje me çështjen e rehabilitimit të rrugës Vlorë-Orikum. Meta kërkon nga qeveria që të mos penalizojë Vlorën, duke zhbllokuar fondet e investimeve për rrugët. Ky është një debat që ka nisur disa ditë më parë mes Presidentit Ilir Meta dhe ministres Anila Denaj.
Në reagimin e parë pas akuzave të Metës për shkelje procedurash në këtë çështje, ministrja Denaj ka theksuar se nuk ka qenë nevoja për negocim, sepse bëhet fjalë për një hua të negociuar më parë. “Nuk është hua e re, me të njëjtin fond realizohet një tjetër projekt”, - tha ditë më parë Denaj. Tani Presidenti Meta i përgjigjet ministres me një letër.
Letra e Presidentit për Ministren Denaj
Siç dhe ju e dini fort mirë, ka patur disa komunikime shkresore, ashtu si dhe deklarata publike të Presidentit të Republikës, dhe autoriteteve të autorizuar prej tij, mbi kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për lëshimin e autorizimit për plotfuqi për nënshkrimin e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”.
Fatkeqësisht, pavarësisht këtyre komunikimeve shkresore dhe publike, nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nuk ka patur reflektim dhe veprim në drejtim të ndjekjes së një procedure të mbështetur në Kushtetutë dhe ligj, por vijohet e njëjta linjë paligjshmërie dhe mos reflektimi.
Siç dhe citoni në hyrje të shkresës suaj, vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka kërkuar disa takime, por asnjë takim nuk mund të ndreqë paligjshmërinë e një procesi, që duhet të plotësohet vetëm dhe vetëm mbi bazë aktesh shkresore.
Lidhur me të dhënat dhe sqarimet që keni nënshkruar në shkresën tuaj me nr. prot. 16905/12, datë 6.1.2021, ndihem i detyruar tju sqaroj: Sa i takon vlerësimit tuaj në shkresë ku citoni shprehimisht se, “bazuar në interpretimin sistematik të procedurave të parashikuara nga ligji 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, procesi i negocimit të një marrëveshjeje ndërkombëtare financiare, nuk është një proces i detyrueshëm për t
u ndjekur”, konstatojmë se ky qëndrim juaji vetëm sa referon në ligjin nr. 43/2016, por pa mundur të evidentojë dot asnjë dispozitë konkrete ku mbështetet ky qëndrim.
Shpreh keqardhjen se si Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si institucioni kryesor që përgjigjet ligjërisht për financat e vendit, përfshirë dhe menaxhimin e borxhit, dhe që duhet të ndjekë me rigorozitet procedurat e kërkuara nga ligji, arrin në këto konkluzione. Legjislacioni në fuqi kërkon respektimin rigoroz të procedurave, me qëllim ruajtjen e interesit shtetëror dhe bërjen transparente të çdo procedure të ndjekur.
Për tju sqaruar mbi legjislacionin e zbatueshëm dhe dispozitat konkrete që ju nuk keni mundur t
i evidentoni, sjellim në vëmendjen tuaj se:
Ligji nr. 9665, datë 18.12.2006 “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 26, paragrafin 2 (dhe jo tre siç referoni po gabimisht në shkresë), vërtet i njeh të drejtën ministrit të Financave që të negociojë dhe vendosë për kushtet thelbësore të kontratave të huas në emër të Republikës së Shqipërisë ose të Këshillit të Ministrave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.