Ka ndodhur

Tjetër lëkundje e fortë tërmeti në Greqi, ndihet dhe në Shqipëri

Greqia goditet nga një tjetër tërmet. Lëkundja është ndjerë në orën 19:38 pak kilometra nga Larisa, në Elassona, sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Gjithashtu lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të Shqipërisë deri në kryeqytet.

Paraprakisht thuhet se tërmeti është me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter me thellësi 10 km. Tërmeti u ndie në Thesali, Achaia, por edhe në Atikë.

Videoja më poshtë tregon një dyqan në Larisa që ka regjistruar lëkundjet e tërmetit të djeshëm.

https://youtu.be/bWH-eUdP3ks

Paraditen e së mërkurës një tjetër tërmet tronditi Greqinë me magnitudë 6.3 Rihter. Pas këtij tërmeti, janë regjistruar dhe lëkundje të tjera të fuqishme passizmike, por nga lëkundjet pati vetëm dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë