Qeveria italiane mori një goditje të fuqishme pasi Luigi Di Maio dha dorëheqjen të mërkurën si drejtuesi i lëvizjes Pesë Yjet.
Vendimi i tij nënvizon vjen mes përçarjeve të thella brenda Pesë Yjeve dhe shton paqartësitë në marrëdhënien tashmë të frikshme mes partisë së tij dhe Partisë Demokratike partnerit të koalicionit qeveritar.
"Sot jam këtu për të dhënë dorëheqjen time si kreu i Lëvizjes Pesë Yjet," u tha 33-vjeçari Di Maio anëtarëve të partisë në mbledhjen e strukturës së shefave rajonalë.
Ministri i Jashtëm italian tha se Vito Crimi, kreu i komitetit të rregullave të brendshme të partisë do të merrte përsipër postin derisa të zgjidhet një drejtues i ri pas një mbledhjes së kongresit të partisë që do të mbahet në muajt e ardhshëm.
Kryeministri Giuseppe Conte lëshoi një deklaratë të menjëhershme duke thënë se Di Maio nuk do të kishte ndikim në stabilitetin e qeverisë. Masa e Di Maio, i cili do të mbetet si ministër i jashtëm, vjen disa ditë para zgjedhjeve rajonale në Emilia Romagna, ku Matteo Salvini pritet t’i japë fund sundimit 75 vjeçar të PD-së.
Ky rezultat mund të vërë në rrezik mbijetesën e qeverisë së Pesë Yjeve dhe PD-së.
"Dorëheqja e Di Maio është një ogur shumë i keq për të ardhmen e koalicionit qeverisës," thotë analisti Francesco Galietti.
Pesë Yjet fitaun 33% të votave në zgjedhjet kombëtare në vitin 2018, por që nga atëherë popullariteti i saj ka rënë ndjeshëm dhe sondazhet e fundit e vendosin thonë se gëzon vetëm 16% të mbështetjes.
"Kjo është një kohë e vështirë për lëvizjen tonë," tha Di Maio gjatë fjalimit të dorëheqjes.
Di Maio e udhëhoqi partinë e tij drejt një suksesi mahnitës zgjedhor vitin e kaluar, duke e kthyer në një nga forcat më të fuqishme në skenën politike të Italisë, për të nënshkruar më pas një aleancë për të qeverisur me Lega Nord.
Gatishmëria e të riut napolitan për të bashkuar në një shtrat partinë e tij dhe PD-në, të cilën Lëvizja Pesë Yjet ka kaluar vite duke kritikuar egërsisht, ka bërë që kritikët ta akuzojnë atë për vendosjen e pushtetit para parimeve politike.
Di Maio ka qënë pjesë e kësaj lëvizjeje që nga krijimi i saj në vitin 2009, duke bërë fushatë kundër korrupsionit dhe Bashkimit Europian dhe duke kërkuar transparencë politike dhe demokraci të drejtpërdrejtë.
Pas zgjedhjeve të vitit 2013, Pesë Yjet morën mbështetje të fuqishme elektorale dhe Di Maio, që atëherë ishte vetëm 26 vjeç, ishte në mesin e 108 kandidatëve të saj si i zgjedhur në Dhomën e Deputetëve, dhoma e ulët e parlamentit italian. Një muaj më vonë ai u bë nënkryetari më i ri i kësaj dhome në historinë italiane.
Por Partia e Di Maio ra aq shumë në sondazhe sa marrëveshja e saj me PD u konsiderua si një përpjekje për të shmangur votimet që mund të ishin potencialisht katastrofike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.