Futboll

Titulli kampion i 2006-ës mbetet i Interit, digjet përfundimisht Juventusi

Gazeta Si – Këshilli i Shtetit ka mbyllur përfundimisht çështjen e titullit kampion të vitit 2006 për Serinë A, pas rekursit të Juventusit. Rekursi i klubit bardhezi ndaj Federatës Italiane të Futbollit, Interit dhe CONI-t, është hedhur poshtë, sipas ANSA-s.

Bëhej fjalë për hallkën e fundit të një zinxhiri kundërshtimesh ligjore karshi vendimit të komisarit të jashtëzakonshëm të Federatës, Guido Rosi, i cili në 2006-ën ia dha titullin Interit, pas vendimeve të drejtësisë sportive për skandalin e ‘Calciopoli’-t.

Ishte rrëzimi i radhës i një rekursi të Juventusit. Edhe në 2011-ën FIGC kishte hedhur poshtë pretendimet e klubit torinez. Në 2019-ën pastaj Kolegji i Garancisë e kishte konsideruar të papranueshëm rekursin e ‘Zonjës së Vjetër’, ashtu si TAR i Lacios në 2022-shin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë