Ka ndodhur

Tiranë, tre të mitur tentojnë të vjedhin zyrat e OSHEE-së në Laprakë

Tre djem të mitur kanë tentuar që të vjedhin zyrat e OSHEE-së në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 04.44 të mëngjesit të 22 majit. Të dyshuarit janë identifikuar dhe kapur nga policia.

Burime policore shprehen se të miturit kanë shpërthyer derën dhe janë futur brenda, por s’kanë arritur të marrin asgjë. Kjo nuk është hera e parë që një zyrë e OSHEE-së bie pre e grabitjes. Disa javë më parë, një person vodhi një sasi parash tek zyra e OSHEE pranë Pazarit të Ri në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë