Lajme

Tiranë, shpërthen automjeti i parkuar te “Kinostudio”

Një mjet i parkuar në zonën e Kinostudios në kryeqytet ka shpërthyer rreth orës 20:40 të mbrëmjes së sotme.

Mësohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e vendosjes të një sasie tritoli, në mjetin e shtetasit D.H që ishte parkuar në rrugën “Belul Hatibi”.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit. Nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë