Lajme

Tiranë, sekuestrohet pasuria 2 milionë euro e dy vëllezërve

Pas finalizimit të operacionit të koduar “Vllazëria” nga Seksioni i Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë sekuestruar nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal.
Pasuritë janë në pronësi të dy vëllezërve, A. G., 44 vjeç dhe A. G., 47 vjeç. Pasuritë e sekuestruara, të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe Durrësit, kapin vlerën e mbi dy milion euro.
Policia bën me dije se pas një pune disamujore në funksion të procedimit të regjistruar, duke përdorur metodat speciale të hetimit, janë identifikuar pasuri, të cilat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë