Rend dhe Ligj

Sajoi rrëmbimin-Vajza 13 vjeçe gënjeu për të pirë kafe me shokët

Gjendet vajza 13-vjecare, e cila rezultonte e zhdukur prej 4 orësh. Ajo është gjetur në një qendër tregtare nën shoqërinë e 3 shoqeve dhe 2 shokëve, teksa pinin kafe . Pas alarmit parë dhe nga dëshmitë e banorëve policia dyshoi se kishte të bënte me një rrëmbim.

“Makina ku u fut vajza ishte ngjyrë e kuqe dhe e vogël”-treguan qytetarët të cilët arritën të identifikonin tipin e makinës, ‘Fiat Punto’ me ngjyrë të kuqe.

Në dëshminë e saj të parë për policinë, vajza deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj dhe se kishte stisur historinë e rrëmbimit, pasi familja nuk e linte që të dilte me shoqërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë