Rend dhe Ligj

Tiranë, Policia: Shpërthimi i tritolit mes një lokali e hotelit të Ervin Matës

Policia jep detaje për shpërthimin e tritolit, ngjarje e ndodhur mbrëmë vonë në kryeqytet.

Policia thotë se tritoli ishte vendosur rreth orës 22:40, në një rrugicë mes një hoteli dhe një dyqani, ndërsa ka dëmtime materiale tek të dyja objektet. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se hoteli ishte në pronësi të një personazhi të njohur për botën e krimit, Ervin Matës. Biznesmeni Ervin Mata u përfshi në vrasjen që ndodhi në lokalin Monopol në zonën e ish-Bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit 2018.

Ervin Mata u vetëdorëzua në Polici më 2 mars 2019 pasi prej 6 muajsh kërkohej nga autoritetet për vrasjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku pas një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ndërsa lokali afër hotelit të Matës, ishte në pronësi të shtetasit Klevis Gozhita.

Më Shumë