Ka ndodhur

Tiranë, përshtati dyqanin për shitjen e drogave të forta

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40 vjeçar, i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas informacionit, Kreshnik Halilaj për të shitur droga të forta, kishte përshtatur një tabachino, ku një dozë e shiste kundrejt shumës 3500 lekë të rinj për dozë.

Po ashtu, këtij shtetasi i janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë