Ka ndodhur

Tiranë, mashtronte duke premtuar ndërrim banesash dhe shërbime kleringu

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit “Investitori”, i nisur në 8 dhjetor 2020.

Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin A.S., 39 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë,  i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me D.H., i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash personave të ndryshëm, duke iu premtuar klering/ndërrim apartamentesh, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me kabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.

Në lidhje me këtë operacion, policia arrestoi në fillim të dhjetorit të kaluar një 49vjeçare, G.H., për të njëjtën vepër penale, pasi u ka marrë shumë të konsiderueshme, rreth 200 milionë lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë