Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Tiranë.
Policia thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:15 në Institut, ku mjeti me drejtues E. B, ka aksidentuar këmbësoren A. A., 25 vjeçe.
E reja është dërguar menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.
Nga ana tjetër mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë policia thotë se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.