Lajme

Tiranë, makina përplas këmbësorët, dy të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kodër Kamzë në Tiranë. Drejtuesja e Benzit, Rozina Koleci, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas ka përplasur 3 këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj.

Nga këmbësorët një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa nëna e saj, 29-vjeçarja Valbona Ndreu dhe vajza tjetër 6 vjeç kanë mbetur të plagosura.

Gjithashtu si pasojë e plagëve të marra, mësohet se ka ndërruar jetë pak pas aksidentit edhe drejtuesi i biçikletës Ramazan Isha, 29 vjeç.

Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit, ku mësohet se fëmija tjetër 6 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia thotë se po heton për të mësuar shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë