Lëkundje tërmeti janë ndier pak minuta më parë në kryeqytet.
Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6. Nga të dhënat e para të IGJEUM, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në perëndim të Bulqizës në një thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti ka shkaktuar panik te qytetarët, sidomos tek ata që banojnë në katet e sipërme të pallateve.
Tirana dhe Durrësi u përballën me një tërmet 7.5 ballë më 21 shtator, i cili u shoqërua me dëmtime të shumta banesash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.