Ka ndodhur

Tiranë, godet dhe kanos policin rrugor bashkë me shokët e tij

Një 37-vjeçar ka goditur dhe kanosur një punonjës të qarkullimit rrugor në Tiranë, kur e ka ndaluar për një kontroll rutinë dokumentesh.   Ngjarja ka ndodhur në 19 maj, tek stadiumi “Dinamo”, ku E.P., ka kundërshtuar me dhunë dhe goditur efektivin e policisë.

Ndërkohë 3 shtetas të tjerë që ishin me të, M.M., 31 vjeç, A.G., 26 vjeç, A.Xh., 26 vjeç, e kanë kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësin e policisë. Për këta të fundit ka nisur ndjekja penale.

Ndaj të arrestuarit, rëndon akuza “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë