Ka ndodhur

Tiranë, gjendet i vdekur 34-vjeçari në Dajt

Një 34-vjeçar është gjetur i vetëvarur në Dajt.

Policia thotë se shtetasi me inicialet O. Gj, ishte varur në një pemë rreth orës 13:00 tek Teleferiku afër Antenave.

“Me datë 19.10.2020, rreth orës 13:00, tek Teleferiku, në afërsi të Antenave, në Dajt, është gjetur i vetëvarur në një pemë shtetasi O. Gj., 34 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë