Ka ndodhur

Tiranë, furgoni aksidenton për vdekje të moshuarin

Një i moshuar rreth 80 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:00 në rrugën “Artan Lenja”.

Policia thotë se në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan, mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar të moshuarin.

Ky i fundit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë