Rend dhe Ligj

Tiranë, fadroma përplas për vdekje një 58-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë. Një fadromë ka përplasur për vdekje një 58-vjeçar.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramazan Gaxheri” në kryeqytet dhe i aksidentuari është shtetasi me inicialet Xh. L.

Fadroma drejtohej nga 52-vjeçari me inicialet K. F., i cili dyshohet se e ka përplasur aksidentalisht 58-vjeçarin.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë