Lajme

Tiranë, arrestohet 23-vjeçari i kërkuar në Gjermani për vrasje

Në sajë të operacionit policor “Fitness”, policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Gjermani.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Shkëlqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.
23-vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schëenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i dënimit është 15 vjet burg.
Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23-vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit:
A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.
Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e “Durrësit”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23-vjeçarit, Shkëlqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativas”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.
Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasit A. Ll, i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qira prej tij, 23-vjeçarin Sh. Kastrati.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe Përkrahja e autorit të krimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë