Futboll

Tirana shet sulmuesin brazilian në Korenë e Jugut, 75 mijë euro për klubin kryeqytetas

Gazeta Si – Tirana nuk mund të afrojë lojtarë, sepse për momentin e ka merkaton të bllokuar, por në anën tjetër mund të shesë. Dhe shitja e radhës, pas Florent Hasanit që kaloi në Rumani, është braziliani Kaina Nunjesh.

Sulmuesi shtatlartë ka arritur një akord për transferimin në Korenë e Jugut, te Chungnam Asan FC, që merr pjesë në ligën e dytë të vendit, ku luan edhe lojtari i Kombëtares, Jasir Asani. Klubi i Tiranës humbet një sulmues që këtë sezon ka shënuar 4 gola, por përfiton financiarisht.

Nga shitja e Nunjesh, nën kontratë me bardheblutë, pritet që Tirana të fitojë rreth 75 mijë euro. Nuk është një shifër e lartë në fakt, por Kaina Nunjesh nuk ka qenë titullar me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ahmataj.

Para Tiranës, braziliani është aktivizuar edhe me Besën, Kastriotin dhe Vllazninë. Me largimin e tij, Tirana mbetet pa një qendërsulmues tipik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë