Futboll

Tirana rrezikon të mbetet pa Ernest Muçin, vjen oferta e majme për talentin bardheblu

Ernest Muçi, futbollisti i talentuar i Tiranës është përfshirë edhe njëherë në vorbullën e merkatos. Së fundmi është përfolur se për ‘bomberin’ e ri ka ardhur një ofertë e majme nga klubi i Young Boys në Zvicër, që shkon deri në 600 mijë euro.

Si fillim, nuk dihet nëse shuma është e saktë, ndërsa nga ana tjetër Tirana nuk ka vendosur nëse do ta shesë apo jo futbollistin. Skuadra ka lënë të kuptohet më parë se dëshiron ta mbajë talentin deri në verë, por një ofertë tunduese mund t’i bëjë bardheblutë të ndryshojnë mendje e ta lënë të largohet brenda dy ditëve të ardhshme, kur mbaron edhe merkato e janarit.

Halili kërkon 700 mijë euro dhe gjithashtu të ruajë pronësinë e 10% të kartonit të Muçit në shitjen e radhës.  Aktualisht Tirana dhe Ernest Muçi janë të lidhur me një kontratë e cila skadon në fund të sezonit dhe nëse kjo marrëveshje konkretizohet, pritet të jetë një nga shitjet më të shtrenjta të klubit bardheblu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë