Futboll

Tirana rikthehet në garën për titull, Skënderbeu zhyt Kukësin (video)

Tirana ka marrë një fitore tenistike me shifrat 5-2 kundër Apolonisë për llogari të javës së 26 të Superligës. Një sfidë e bukur që ofroi mundësi të shumta shënimi, sidoqoftë në fund kampionët në fuqi ia dolën mbanë për të përmbysur disavantazhin e pjesës së parë duke shënuar plot katër herë në fraksionin e dytë të lojës.

Nuk ka fund kriza e Kukësit në këtë sezon. Jashtë çdo objektivi skuadra e Josës mund ta shohë veten në garën për mbijetesë pasi u mposht edhe nga Skënderbeu i Migen Memellit në Elbasan Arena në një ndeshje të cilën Kukësi e dominoi për pjesën më të madhe të kohës por në fund doli pa asnjë pikë. Vijon momenti pozitiv për korçarët të cilët morën fitoren e 3-të në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit duke u ngjitur në kuotën e 22 pikëve, 4 më pak se Bylis i vendit të 8-të.

Sakaq më herët Bylis barazoi 1-1 kundër Kastrioti, në një ndeshje që prodhoi shumë episode. Përfundimi i takimit la në fuqi barazimin 1-1, një rezultat që u shkon shumë për shtat krutanëve, të cilët ruajnë diferencën prej 4 pikësh me mallakastriotët në renditje dhe janë më të qetë sa i përket garës për mbijetesë. Nga ana tjetër Bylis vijon t’i largohet zonës së rënies dhe blindon pozitat në vendin e tetë, që përkthehet në Play Out për mbijetesën në Superiore. Javën e ardhshme, që luhet të shtunën dhe të dielën spikat përballja mes Laçit të vendit të tretë dhe Vllaznisë së vendit të dytë, që ndahen me dy pikë.

TIRANA-APOLONIA 5-2

Shënues: Batha 19′, (pen.) 65′, Torassa 51′, Ismajlgeci 77′, Cale 91′ / Levendi 26′, 45+2′

KUKËSI-SKËNDERBEU 0-1

Shënues: Mensah 78′


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë