Futboll

Tirana “peshkon” gjeorgjianët e Dinamo Tbilisit, kundërshtari më i lehtë

Dinamo e Tbilisit është kundërshtari i Tiranës në turin e parë eliminator të Ligës së kampionëve. Një short me fat për kampionët e Shqipërisë, duke qenë se kundërshtarët e tjerë të mundshëm ishin më të fortë, konkretisht bëhet fjalë për Astana të Kazakistanit, Karabagun e Azerbajxhanit dhe Makabi Tel-Aviv të Izraelit.

E veçanta është se UEFA ka vendosur që tri turet e para këtë herë të zhvillohen me ndeshje teke. Tirana nuk do të luajë në fushën e saj, por në transfertë, pasi kështu i ra shorti. Po ashtu, mbetet për t’u përcaktuar data e zhvillimit të ndeshjes, 18 ose 19 gushti. Nëse eliminohet nga gjeorgjianët, Tirana ka edhe një shans tjetër, pasi kalon në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës.

Shorti i turit të parë të Ligës së kampionëve. Gazeta Si, 9 gusht 2020

Tirana është grumbulluar në Pogradec për t’u përgatitur për këtë ndeshje. Së fundi kanë rinovuar mbrojtësi Gentian Muça dhe mesfushori Idriz Batha, duke e shtuar grupin në dispozicion të trajnerit Egbo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë