Futboll

Tirana përmbys Kukësin për 3 minuta, Dinamo nga fundi i tabelës në 4-shen e parë

Gazeta Si – Tiranës iu shfaqen makthet në ‘Air Albania’ për një moment, teska në minutën e 88-të po humbiste 1-2 me Kukësin dhe kundërshtari luante me 10 vetë që në minutën e 60-të. Por në 3 minuta kryeqytetasit përmbysën gjithçka me 2 gola të shpejtë.

Ndeshja nisi mirë për Tiranën, që kaloi në avantazh me Deliun. Kukësi surprizoi në fillim të pjesës së dytë, duke barazuar me Beshirajn. Pak minuta më pas skuadra e Nicës mbeti me 10 lojtarë, sepse Duka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Dhe kur pritej goli bardheblu, Kukësi befasoi me Momoh në një kundërsulm të shpejtë. Gjithsesi, skuadra veriore do të binte në fund, pasi për 3 minuta pësoi 2 gola nga Pergjoni dhe Kaina, ndaj dhe dhe doli e mundur nga ‘Air Albania’. Tirana ngjitet në kuotën e 21 pikëve dhe mban vendin e 3-të.

Pas saj vjen Dinamo City, që me fitoren e sotme 1-0 ndaj Erzenit ka bërë një ngritje të madhe. Nga fundit i tabelës, skuadra e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti ka shkuar në vend të 4-t, me 15 pikë. Ndeshjen me Erzenin e vendosi një gol i shënuar nga kapiteni Rustem Hoxha në pjesën e dytë.

Java e 13-të e Superiores do të mbyllet të premten me ndeshjet Skënderbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë