Futboll

Tirana nuk ndalet në merkato, firmos me mesfushorin e Ganës

Titulli kampion i ka hapur “oreksin” Tiranës, që vazhdon të bëjë përforcime për sezonin e ri. Pas portierit kosovar Visar Bekaj, është radha e ganezit Ibrahim Sulei të firmosë për bardheblutë. Bëhet fjalë për një mesfushor me tipare sulmuese që është pjesë edhe Ganës U-20. Sulei ka firmosur kontratën me klubin e ri re, detajet e së cilës Tirana nuk i ka bërë të ditura në njoftimin zyrtar.

Njoftimi i klubit
Lojtari Ibrahim Sulei ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri. Menjëherë pasi është akomoduar, mesfushori me tipare sulmuesi ka firmosur kontratën në prani të presidentit Refik Halili, duke zyrtarizuar bashkimin e tij me klubin bardheblu. Lojtari është pjesë e përfaqësueses së kombëtares U-20 në Ganë dhe vjen si një përforcim i mirë për skuadrën. Sulei do të stërvitet sot me pjesën tjetër të ekipit.

Sulei, duke firmosur kontratën me Tiranën. Gazeta Si, 10 shtator 2020

Tirana ka qenë gjithmonë e prirur drejt tregut afrikan. Kuptohet, jo gjithmonë ka qëlluar në shenjë, por ka marrë edhe futbollistë me kualitet, si Kobinah që është një nga titullarët më të rëndësishëm të ekipit aktualisht, apo edhe Mervejl pak sezone më parë, që u shit në Spanjë. Me shumë mundësi, Sulei nuk është i vetmi që do të vijë nga Gana për Tiranën, atë mund ta pasojnë edhe të tjerë. Pas largimit të Ngo, bardheblutë kanë nevojë për një sulmues me kualitet. Nga skuadra mund të ketë edhe në lëvizje në krahun tjetër, ku Muçi dhe Kobinah mund të shiten.

Kampionët e Shqipërisë vazhdojnë ndërkohë aventurën europiane. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ata kanë pasur fat në shortin e Ligës së Europës, duke kaluar direkt në turin e tretë eliminator dhe kanë shanse për të shkuar në fazën e grupeve, nëse shorti tregohet bujar me ta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë