Vende dhe Udhetime

Tirana mes qyteteve europiane më të nënvlerësuara, sipas turistëve

Kur bëhet fjalë për udhëtimet europiane, qytetet e njohura si Parisi dhe Roma priren të jenë “on top”.

Revista e udhëtimeve “Conde Nast traveller” ka mbledhur mendimet e specialistëve, shkrimtarëve dhe turistëve për të bërë një listë të qyteteve më të nënlerësuara në europë ku mes tyre është edhe Tirana.

Tiranë, Shqipëri

Një vizitë në Tiranë ofron menjëherë një paraqitje të shkurtër të historisë së errët (por magjepsëse) të Shqipërisë dhe një shije të një kryeqyteti të gjallë, me zhvillim të shpejtë. Qyteti kombinon kujtimet arkitekturore magjepsëse të periudhës komuniste të vendit me një energji të qartë rinore. Qendra e qytetit duket sikur është një shëtitore e pafundme dhe plot me vende ku thjesht mund të "të jesh" (mund të uleni në stolat e sheshit Skënderbej, me kafe të ftohtë në dorë ), me natyrën që nuk ndihet shumë larg duke menduar malin madhështor të Dajtit, i cili rrethon qytetin.

Për pamje akoma më të qarta të qytetit, dhe një ndjesi të peizazhit që rrethon Tiranën, ngjituni në malin e Dajtit me teleferikun, përpara se të bëni një udhëtim kulinarie nëpër Shqipëri ku tradicionalen mund ta hasësh në gati çdo restorant, qoftë edhe vetëm me një detaj sado të vogël. Në Tiranë gjithashtu mund t’i merrni më të mirën edhe natës ku një xhiro në Bllok të tregon se sa shijohet jeta e natës.

Zamora, Spanjë

Zamora dhe 60,000 banorët e saj janë gati të shohin një nxitje në turizëm falë AVE-së së re nga Madridi (treni me shpejtësi të lartë), i cili zgjat vetëm një orë. Arsyet për ta vizituar nuk mungojnë: Po flasim për qytetin me më së shumti Kishat romane në të gjithë Europën (24 saktësisht), të gjitha të ndërtuara rreth shekujve 12 dhe 13. Për më tepër, Zamora është një nga epiqendrat më të rëndësishme të ndërtesave të artit modernist në Spanjë, ndoshta e treta pas Barcelonës dhe Melillës.

Nëse Zamora është e famshme për diçka, është për Javën e saj të Shenjtë, një nga më të bukurat, dramatiket dhe tronditëse të Spanjës. Por pa marrë parasysh se kur e vizitoni, sigurohuni që të shijoni ushqimet tradicionale të qytetit, si 'arroz a la zamorana' jo shumë i njohur, orizi i gatuar me mish, proshutë dhe i përfunduar në furrë.

Trogir, Kroaci

I vendosur në një ishull të vogël, Qyteti i Vjetër i Trogirit po shpërthen me hijeshi. Rrugët e tij të ngushta e të lashta formojnë një labirint të veshur me shtëpi mesjetare. Shëtitorja e gjallë buzë detit, e mbushur me kafene dhe restorante, është e mbushur me aktivitet në një ditë vere. Qyteti krenohet gjithashtu me shumë ndërtesa të bukura dhe të ruajtura mirë që nga epoka e tij e lavdisë midis shekujve 13 dhe 15.

Narbonne, Francë

Narbonne ndodhet në Francën Jugperëndimore, por kur shumica e udhëtarëve shkojnë në Francën jugore, ata ose shkojnë në zonën përreth Toulouse ose drejt e në qytetet më të njohura në lindje të ish-portit detar romak.

Turistët mund të shkojnë për të parë flamingot në Parkun Natyror Rajonal të Narbonne, të kalojnë nëpër park, të vizitojnë qendrën historike mesjetare të qytetit dhe të ndalojnë në Narbo Via, një muze i ri i fokusuar në historinë e vendit.

Petworth, Angli

Petworth ka qenë gjithmonë i njohur si një qytet që koleksionon dyqane antike. Tani, me një sërë dyqanesh, kafenesh, rrugë me kalldrëm dhe korsitë e fshehura, ky qytet dhe zonat përreth janë një destinacion që duhet vizituar.

Qyteti ka gjithashtu shtëpinë madhështore të shekullit të 17-të Twenty Petworth, (markë veshjesh).

Selanik, Greqi

Selaniku mund të jetë ende duke humbur ndaj Athinës kur bëhet fjalë për turistët, por qyteti i dytë i Greqisë ia vlen të vizitohet. Selaniku u emërua 'Qyteti i Gastronomisë' i parë i Greqisë nga UNESCO në nëntor 2021 dhe është gjithmonë i gjallë, ndoshta edhe për shkak të studentëve.

Ajo që shumë njerëz nuk dinë për qytetin është trashëgimia e tij e pasur multikulturore. Në fillim të shekullit të 20-të, për shembull, Selaniku kishte popullsinë më të madhe hebreje në Europë dhe trashëgimia e këtij komuniteti hebre (veçanërisht kur bëhet fjalë për arkitekturën) është kudo, nëse dini se ku të kërkoni. Banorët e Athinës shpesh përdorin me shaka termin ‘halara’ në lidhje me Selanikun, duke treguar atmosferën e ftohtë të qytetit dhe ritmin më të ngadaltë të jetës.

Ohër, Maqedonia e Veriut

"Ne të gjithë e dimë se Ballkani është shtëpia e disa pikave mahnitëse bregdetare, por nuk duhet të harrojmë për liqenet e rajonit! Një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë të Europës, Liqeni i Ohrit shtrihet në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Qyteti me të njëjtin emër i Ohrit në Maqedoninë e Veriut është baza e përsosur për një pushim buzë liqenit që kombinon notin në ujë të ëmbël dhe banjat diellore me natyrën mahnitëse (liqeni shpesh quhet 'Galapagos Europian', falë biodiversitetit të tij) dhe historinë dhe arkitekturën fetare bizantine.

Pas një mëngjesi relaksues pranë ujit në plazhin Potpesh ose Kaneo, endeni në shëtitoren dhe rrugët me kalldrëm të qytetit të mbrojtur nga UNESCO. Nëse keni kohë, hipni në një udhëtim me varkë përtej liqenit për në Manastirin magjepsës të Shën Naumit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë