Futboll

Tirana godet sërish në merkato, vjen mbrojtësi shqiptar i dalë nga akademia e Olimpiakos

Klubi i Tiranës është pranë transferimit të mbrojtësit Ardit Toli. Futbollisti 23-vjeçar vjen si një përforcim nga radhët e skuadrës greke të PS Kalamata. Kështu, pas transferimit në repartin e sulmit, ku është zyrtarizuar kontrata me sulmuesin 26-vjeçar të lindur në Zurich, Albion Avdijaj, i cili u afrua me parametra zero, tashmë kryeqytetasit kanë menduar edhe për repartin e prapavijës.

23-vjeçari, që ka dalë nga akademia e Olimpiakosit dhe ka përfaqësuar në shumë ndeshje moshat e Shqipërisë ka pranuar propozimin e Tiranës, ndërsa ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit grek për vendimin e ri që ka marrë, duke mos i rezistuar tundimit nga projekti i kryeqytetasve.

Ndërkohë, mbrojtësi mund të mbulojë më shumë se një pozicion në prapavijë, duke shtuar alternativat për trajnerin Emmanuel Egbo. Sipas asaj që raporton “Sportstonoto” në Greqi gjithçka është mbyllur në mbrëmjen e së hënës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë