Gazeta Si – Ashtu siç mund të parashikohej, Tirana ka marrë fitoren e radhës, 1-2, në ‘Kukës Arena’, falë golave të Hilës dhe Dokës në pjesën e dytë. Vetëm për statistika vlen goli i Beshirajt për Kukësin.
Kryeqytetasit ngjiten në kuotën e 10 pikëve pas 4 javëve të para të kampionatit, duke u shkëputur 4 pikë për momentin nga vendi i 2-të. Skuadra e Shehit e zgjidhi ndeshjen në pjesën e dytë, teksa zhbllokoi shifrat me Hilën dhe pastaj dyfishoi me Dokën.

Gati një orë para ndeshjes së sotme Tirana mori nga Apeli lajmin e faljes së pjesës së mbetur të dënimit për kapitenin Filip Najdovski, i cili gjithsesi qëndroi në stol.
Kukësi ka pësuar humbjen e 4-t radhazi, çka vërteton krizën e paralajmëruar që pas ndalimit të presidentit Safet Gjici. As ardhja e trajnerit Stavri Nica nuk e ka ndryshuar situatën në kampin kuksian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.