Jete & Stil

TikTok ndryshon rregullat, merr masa të forta për përdoruesit nën 16 vjeç

Të gjitha llogaritë e përdoruesve të TikTok që janë nën moshën 16-vjecare do të bëhen automatikisht private që do të thotë se vetëm personat që ato vetë autorizojnë do të mund të shohin dhe shkarkojnë videot.

Aplikacioni tha se ndryshimi ishte pjesë e përpjekjeve për ta bërë platformën më të sigurt për përdoruesit më të rinj.

Platforma po forcon gjithashtu kontrollet se kush mund të komentojë në videot e postuara nga përdoruesit e moshës midis 13 dhe 15 dhe tani do të ofrojë vetëm dy mundësi, ose miqtë ose asnjë.

Aplikacioni për video është bërë gjithnjë e më popullor në vitet e fundit, veçanërisht në mesin e përdoruesve më të rinj të celularëve, por TikTok është vënë nën presion për të përmirësuar sigurinë e të rinjve.

Elaine Fox, përgjegjëse e privatësisë në Europë për TikTok, tha se të drejtat e privatësisë dhe siguria në internet e komunitetit tonë është një përparësi kryesore për TikTok dhe “ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve tanë më të rinj, prandaj ne po i bëj këto ndryshime domethënëse.”


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë