Futboll

Tifozët protestojnë me monedha çokollate në fushë, ndërpritet ndeshja në Gjermani

Gazeta Si – Një formë proteste origjinale nga ana e tifozëve të Borusia Mënshegladbah kundër ardhjes në klube të investitorëve dhe fondeve të huaja.

Një episod shumë i veçantë është shënuar së fundi në Gjermani. Ndeshja mes Borusia Mënshengladbah dhe Verder Bremen, e vlefshme për javën e 15-të të Bundesligës, është ndërprerë në minutën e 12-të për rreth 5 minuta. Arsyeja? Tifozët e skuadrës vendëse kanë hedhur në fushë qindra monedha prej çokollate.

Një gjest i fortë proteste kundër vendimit të DFL (Federatës së Futbollit Gjerman) për të pranuar futjen e investitorëve apo fondeve të huaja në kampionatin gjerman. Në këtë drejtim tifozët gjermanë janë shumë fanatikë.

Tifozët gjermanë edhe më parë kanë protestuar sipas mënyrës së tyre kundër institucioneve të futbollit europian dhe botëror, duke hedhur euro false në fushë, apo me karikatura të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë