Futboll

Tifozët do zgjedhin ekipin e 2020, Lukaku-Ronaldo vs. Levandovski-Haland

Tifozët e gjithë botës mund të zgjedhin 11-shin e preferuar nëpërmjet votimit në sitin “UEFA.com”. Ata mund të votojnë deri në janar lojtarët më të mirë të 2020-ës në Europë sipas tyre, duke u bazuar në një listë, ku bëjnë pjesë 5 portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues.

Kandidatët janë propozuar nga UEFA dhe më pas janë aprovuar nga komiteti i vëzhguesve teknikë në bazë të paraqitjes së tyre në kompeticionet e UEFA-s dhe në kampionatet kombëtare në periudhën janar-dhjetor 2020. Klubi me më shumë kandidatë është Bajern Mynih, fitues i Ligës së Kampionëve. 10 lojtarëve të bavarezëve janë përfshirë në listë, duke përfshirë edhe “lojtarin e vitit”, Robert Levandovski. Më pas vjen Liverpuli me 8 lojtarë.

Kandidatët për ekipin e vitit. Gazeta Si, 1 dhjetor 2020

Lista me 50 kandidatë përfaqëson 19 kombe, ku e para është Gjermania me 6 lojtarë, pastaj vjen Franca me 5. Italianët e vetëm janë Çiro Imobile dhe Nikolò Barela. Kristiano Ronaldo është nominuar për herë të 17-të radhazi. Mbrojtësi i majtë i Bajernit, Alfonso Davis (që mbushi 20 vjeç në fillim të nëntorit), është kandidati më i ri, i ndjekur nga sulmuesi i Borusia Dortmund, Erling Braut Haland, 20 vjeç në korrik.

Pasi mbushi 36 vjeç në shtator, mbrojtësi brazilian Tiago Silva është futbollisti më i vjetër në moshë në listë. Lojtarët me më shumë prezenca në skuadrën e vitit janë Kristiano Ronaldo me 14 (Mançester Junajtid, Real Madrid, Juventus), Lionel Mesi me 11 (Barcelona) dhe dhe Serxho Ramos me 8 (Real Madrid). Premier Liga dhe Bundesliga janë kampionatet më të përfaqësuar në listë, janë 15 lojtarë që në 2020-ën kanë luajtur në nivelin elitar gjerman dhe 15 në atë anglez.

Kampionati spanjoll ka 4 lojtarë në listë, kurse Seria A ka 8 lojtarë në total. Mes sulmuesve, përveç Ronaldos, janë edhe Imobile dhe Lukaku, mesfushorë janë Barela, Papu Gomez dhe Josip Iliçiç, kurse mes mbrojtësve janë përzgjedhur holandezët De Ligt dhe De Vrij. Asnjë portier nga kampionati italian në këtë listë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë