Ka ndodhur

TIA sqaron udhëtarët që shkojnë në Francë dhe Zvicër për çështjen e vaksinës

Aeroporti i Rinasit ka bërë me dije me anë të një njoftimi në rrjetet sociale se pasagjerët, të cilët duan të udhëtojnë drejt Francës dhe Zvicrës, duhet të jetë të vaksinuar me vaksinat e certifikuara nga EMA, konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson.

Në rast të kundërt, TIA sqaron se udhëtarët duhet të paraqesin rezultatin e PCR-së negative, të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

Njoftimi i plotë i TIA-s
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër. Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria:
Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA (Agjencia Europiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson&Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.

Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë