Rend dhe Ligj

Thyen rregullin për vetëkarantinim, gjobitet 29-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka gjobitur një 29-vjeçar në vlerën 700 mijë lekë, pasi ka thyer rregullin për vetëkarantinim.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. S, banues në Dibër, i cili është kthyer nga Italia më 3 mars.

I riu nuk ka respektuar vetëkarantinimin 14-ditor, pasi vinte nga zona e kuqe e prekur nga Covid-19.

Gjatë kontrolleve që ka bërë, Policia ka konstatuar se 29-vjeçari ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, Policia e ka ndëshkuar këtë shtetas, me masën administrative në vlerën 700.000 lekë.

Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë