Rend dhe Ligj

Thyen dhe vodhën punishten e mermerit, 4 në pranga në Tepelenë

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur dhe dokumentuar vjedhjen me thyerje në një punishte mermeri, të ndodhur më 20 maj të këtij viti, duke vënë në pranga katër autorët e dyshuar.

Policia thotë se në punishten e mermerit në pronësi të shtetasit S. G, banues në Tepelenë, ishin vjedhur vegla pune me vlerë të konsiderueshme monetare.

Në pranga kanë përfunduar 4 autorët e dyshuar të cilët janë shtetasit M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tepelenë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në punishte, vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Siç njofton policia, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera në fshatrat e Tepelenës, ku vijon puna për dokumentinin me prova ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë