Ka ndodhur

Thyen arrestin shtëpiak dhe tenton të vjedhë një banesë

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas policisë i arrestuari, me iniciale E.L.,19 vjeç është banues në Berat.

Policia thotë se i riu, i cili ka qenë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në datën 19.03.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit, S.M.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë