Futboll

Thumbon Maradona: Ëndërroj t’i shënoj Anglisë me dorën e djathtë

Diego Maradona thumbon sërish. Në një intervistë të fundit për “France Football” ai ka folur për lojtarët më të mirë të momentit, por edhe për episodin e famshëm të golit me dorë ndaj Anglisë në Botërorin e 1986-ës.

“Mesi dhe Ronaldo, Ronaldo dhe Mesi… Për mua, këta dy lojtarë janë superiorë ndaj të tjerëve. Nuk shoh askënd që t’u afrohet dhe askush nuk bën as gjysmën e saj që bëjnë ata të dy”, - u shpreh Maradona për prestigjiozen franceze. Më pas, kampioni i botës me Argjentinën kujton ‘mano di Dio’ (dorën e Zotit): “Ëndërroj t’i shënoj një tjetër gol Anglisë, por këtë herë me dorën e djathtë!”

https://youtu.be/u_0kk5G8clY
Goli i Maradonës ndaj Anglisë në Botërorin e 1986-ës. Gazeta Si, 27 tetor 2020

Në çerekfinalet e Botërorit të 1986-ës Maradona realizoi një gol ndaj Anglisë me dorën e majtë. Arbitri mendoi se argjentinasi goditi me kokë dhe e konsideroi të rregullt golin. Në atë ndeshje Argjentina e mundi Anglinë 2-1, ndërsa në finale fitoi ndaj Gjermanisë, duke u shpallur kampione bote. Maradona u shpall lojtari më i mirë Botërorit të Meksikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë