Lajme

Thirrje antishqiptare, mbërrin në Gjirokastër dosja për nënën e Kacifas

Kanë mbërritur në Prokurorinë e Gjirokastrës materialet hetimore në ngarkim të nënës së ekstremistit grek, Kostandinos Kacifa, që u vra më 28 tetor të vitit të kaluar pasi hapi zjarr mbi policinë shqiptare.
Materialet për Vasilika Kacifa u referuan nga sektori i Luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit, Tiranë. Nëna e ekstremistit grek akuzohet për nxitje të dhunës dhe urrejtjes.
Akuzat ndaj saj u ngritën pas thirrjeve të saj për vrasje, dhunë e luftë mbi varrin e të birit, gjatë ceremonisë së 1-vjetorit të vdekjes së Kostandinos Kacifa. Hetimet për nënën e Kacifas do të kryhen nga Prokuroria e Gjirokastrës.
Gjatë meshës përkujtimore, ajo i cilësoi tradhtarë shqiptarët dhe bëri thirrje të forta kundër ndaj tyre. Duke folur në greqisht, nëna e Kacifas tha se Vorio-Epiri është Greqi, dhe se rinia duhet të ngrihen të armatosur kundër një shteti që ajo e quan diktaturë.
“Vorio-Epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë, këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët. Rroftë bashkimi”, është shprehur nëna e Kacifas”, tha ajo ndër të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë