Rend dhe Ligj

Theu masën e sigurisë dhe dhunoi një person, kapet 38-vjeçari

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Në pranga është vënë shtetasi Andrea Pilinçi, 38 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26 prill, ku 38-vjeçari theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shtetas tjetër.

Në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/639211260027207/?__xts__[0]=68.ARCQ_5CkpgLcNorSZv9t5GuXVcAYV5ykXZtH9ir-HryEdpb9lVuIF6F4sMJVzQYfP9fWnHdjdAssegVqV7LPTQlV5TcJ6ZUxeFMIu7lQRjYl5kRvsN7-V4ClcCcjJgZro4doh9g9JlMDijXiAqd05lWEW-FjobQ_ZWlHt64em5KztVLIuo5s-N9_qNLxJl21mmpHwK3lKYruVqzhvVAqBP3PgNW6kSNNzBZ7ugfdCKXpBcAvIBtz5Y7KS8Qad8XcT2psoGtuuHwA1WN-poSjEgLzivXTkXPR2euSK0JI54JogpEkAL1yJrQEmPSMUjqzG2QtptluiKRBzY4uxEigmAfr8mnL0hSnZ6a3S66c&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë