Rend dhe Ligj

Theu karantinën, procedohet penalisht 22-vjeçarja në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka proceduar penalisht një shtetase, pasi akuzohet se ka thyer rregullat e karantinës.

Policia thotë se gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasen M. H., 22 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjend në banesën e saj, por kishte shkuar te prindërit, në fshatin Kashtëbardhë.

Policia mori kontakt me këtë shtetase në banesën e prindërve të saj, në fshatin Kashtëbardhë, ku është bërë edhe evidentimi i personave të tjerë që ndodheshin në këtë banesë, të cilëve u është komunikuar që të mos dalin nga banesa.

Ndër të tjera, Policia e Fierit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/281586159717489/?__xts__[0]=68.ARCxfB3ryX6ccS1EcDSE2Zgrjwa2UM2QluG634wHPQI7nQ16fRN2KN7gwl4IZnggbsBrI2xrz4GxaR6Bhqowv6KtT5PYMhxiPYbqmeo_8zqw2qr0yyjYd-zn_NJyD03X4QHK2oWkVftuoOyKzC8QhGb0Yi4aWNuJ7rFL6gFrH-lJl2cseCVg-I6gv5nHHSPgfQWdkKKR-Nl8-KAfNAWiD171zRNB-KSPZLIvrJ5pgnu1j2M4hYrOFvtcRg4-INzdbf52-izEF4VUGcnP3oY7CNRDVbHoIc5vKtq7e-KRmWIveefdjzm6KaDPigeFo4ZMDAJ8QokUbagL5ahjmYtYvS5LPn33RQ05VBeXvw&__tn__=-R


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë