Ka ndodhur

Theu karantinën, gjobitet i infektuari me Covid në Fier

Policia e Fierit ka proceduar penalisht një shtetas të infektuar me COVID-19, i cili dyshohet se ka thyer karantinën dhe ka dalë nga shtëpia.

Policia thotë se ka bërë kontrolle të herëpashershme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin e vetëkarantinimit, dhe ditën e djeshme është proceduar penalisht shtetasin B. D., 35 vjeç, banues në Fier.

Siç njofton policia, gjatë kontrollit të ushtruar nuk është gjendur në banesën e tij, ndërkohë që rezulton i infektuar me Sars-Cov-2.

Ndaj këtij shtetasi është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.

Ndër të tjera, policia apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vetëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë