Politike

Thellohet konflikti/ Berisha vendos primare për kandidatin e Kukësit, në mesin e tyre dhe një ‘bashist’ (Emrat)

Kryesia e mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka rënë dakord që të mbajë primare për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për kryetar bashkie të Kukësit.

Jane 10 kandidatët, ku deri më tani kanë plotësuar formularin gjashtë. Më 27 gusht do të mbahen primaret e anëtarësisë.

Kjo lëvizje flet qartë se Berisha nuk do ketë konsesus me PD e Bashës, e cila bënte thirrje për daljen me një kandidat të përbashkët. Por grupimi Berisha ka përfshirë në listën e primareve, Arif Rexhmati, i cili është kryetar i degës së PD.

Vetë Rexhmati në një deklaratë për mediat shprehet se primaret nuk i shërbejnë procesit jetik qe opozita ka për daljen me një kandidat të përbashkët e konsesual.

Emrat e parë të propozuar

Ardian Elezi

Arif Rexhmati

Emir Vata

Gezim Shehu

Uran Cengu

Ylber Zeneli


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë