Njerez

The Sun: Shqiptarët e morën mesazhin, bie numri i kalimeve me varka të vogla pas skemës së dëbimit

Numri i shqiptarëve që bëjnë kalime të rrezikshme me varka të vogla drejt Britanisë së Madhe është ulur me fillimin e një skeme largimi të shpejtë. "The Sun" shkruan se zyrtarët besojnë se shqiptarët tashmë e kanë marrë mesazhin dhe duhet të vazhdojnë të 'merren' me emigrantët afganë dhe iranianë.

Vetëm 29 persona kaluan Kanalin në tre muajt e parë të këtij viti, ndërkohë që në 2022 kanë kaluar rreth 12,301 persona.

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar kanë hyrë në Britani 1099 shqiptarë. Rreth 500 emigrantë të paligjshëm janë kthyer deri më tani në Shqipëri pasi kryeministri Rishi Sunak premtoi të ndalonte varkat, një nga pesë prioritetet kryesore të Kryeministrit për këtë vit.

Por, disa zyrtarë besojnë se në fakt numri i emigrantëve ka rënë për shkak të motit të keq dhe sepse bandat, të cilat akuzohen se paguhen për të kaluar emigrantë për në Britani tani kanë frikë më shumë se mos ndalohen nëse kapen me varka të vogla.

Alp Mehmet, kryetar i organizatës ‘Migration Watch’, thotë se shqiptarët duket se e kanë marrë mesazhin se nëse vijnë ilegalisht, nuk do të mund të qëndrojnë.

“Tani le të merremi me të tjerët duke qenë se numri i ardhjeve vazhdon të jetë i lartë”, thotë Mehmet i cili shton se shifrat e Home Office tregojnë se vetëm ditën e hënë kanë hyrë në vend 909 afganë dhe 675 indianë.

Deputeti konservator, Kevin Foster thotë se shifrat e emigrantëve shqiptarë tregojnë se projektigji i emigrimit të paligjshëm ka funksionuar dhe “është jetike që të miratohet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë