Vende dhe Udhetime

The Sun: Shqipëria destinacioni për t’u vizituar këtë vit

Shqipëria është përmendur shpesh herë nga mediat e huaja si një nga atraksionet më të bukura turistike. Së fundi e përditshmja britanike “The Sun”, ka shkruar një artikull ku ka renditur dhjetë destinacionet të cilat i'a vlen të vizitohen gjatë vitit 2019, ku mes tyre është edhe Shqipëria.

Nëse po kërkoni të filloni një aventurë të re gjatë këtij viti, zgjidhni Shqipërinë si një nga destinacionet më të nxehta të vitit 2019. Duke iu referuar listës së Lonely Planet për destinacionet më të mira 2019, The Sun shkruan se është vetëm çështje kohe që Shqipëria të bëhet një “Kroaci e Re”.

Sa i përket çmimeve, duke e krahasuar me vendet fqinje, si Greqia, apo Italia, në Shqipëri mund të bëni pushime, të shijoni bregdetin dhe natyrën e bukur që ofron ky vend, duke mos shpenzuar shumë para.

Koha më e përshtatshme kur mund të vizitoni Shqipërinë është gjatë majit ose shtatorit, kjo periudhë është më e përshtatshme për ata që nuk pëlqejnë fluksin e turistëve gjatë pikës së sezonit turistik, shkruan britanikja.

Në listën e dhjetë destinacioneve më të veçanta për vitin 2019, e cila përbëhet nga vende ane e mbanë botës, është Gjermania, Singapori, Panamaja, Australia, India, Italia, Singapori, Karolina e Jugut dhe Skocia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë