Njerez

The Sun: Bandat turke dhe shqiptare kanë bashkuar forcat për të ‘pushtuar’ Londrën

Nga Gazeta Si- “Dy persona me maska që qëndrojnë të ulur para një supermakine që kushton 160 mijë Paund, duke pozuar për një video që do të postohet në TikTok. Ata paralajmërojnë që ‘të mos merret njeri’ me turqit ose shqiptarët përpara se të largohen me Audin e tyre të kuq Audi R8 Spyder”.

Kështu e nis shkrimin e saj The Sun duke treguar se mes shqiptarëve dhe turqve në Britaninë e Madhe ka nisur një aleancë.

Në një tjetër klip në platformën e mediave sociale, një bandë mund të shihet duke kërcyer rreth asaj që duket të jetë grumbuj kokaine me vlerë 80,000 paund për kilogram.

“Me një besim marramendës, djemtë e maskuar këndojnë për kriminelët lokalë, duke ndarë edhe rrugën e saktë ku kanë filmuar në Haringey, në Londrën Veriore. Kjo është arroganca e frikshme që buron nga një aleancë në zhvillim mes bandave turke dhe shqiptare”, shkruan The Sun.

Anëtarët e bandave kriminale shqiptare, shkruan The Sun, tashmë janë të njohur dhe tani grupet turke po ndjekin shembullin e tyre.

Aktivistët thonë se ‘shfaqje’ të tilla janë simbolikë që tregojnë se sa të sigurta janë bërë bandat e huaja, ndërsa shikojnë Britaninë duke luftuar me problemin e emigrantëve.

Deputeti konservator Tim Loughton tha se kjo është edhe më shumë provë e bandave të organizuara kriminale të përhapura, që ngrenë dy gishtat lart te autoritetet dhe veprojnë pa u ndëshkuar.

“Duhet të kuptojmë realisht eksportimin e kësaj vale krimi atje ku erdhi. Shqiptarët janë kontingjenti i vetëm më i madh në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.Edhe kur policia i kap ata, ne duhet t'i fusim në burg me shpenzimet tona, megjithëse ata po kthehen gjithnjë e më shumë në shtëpi sipas një marrëveshjeje me qeverinë e tyre”, thotë Loughton.

Kryetari i Migration Watch në Mbretërinë e Bashkuar, Alp Mehmet tha se pamjet tregojnë se si bandat e huaja e shohin sistemin e drejtësisë në Britani si "të dobët".

 “Kjo tregon gjendjen e mjerueshme të kontrollit kufitar në Mbretërinë e Bashkuar dhe zbatimin e emigracionit. Ligjet tona të dobëta dhe të vjetruara dhe traktatet që ne i përmbahemi, plus gjykatat tona lejuese, e bëjnë shumë të lehtë për kriminelët nga çdo vend që të hyjnë me forcë në MB duke e ditur se ka pak mundësi për t'u larguar."

Këtë javë u zbulua se vetëm një për qind e emigrantëve që mbërritën me varka të vogla përtej Kanalit Anglez janë larguar nga Britania në tre vitet e fundit, 1,182 nga gati 110,000.

Prej tyre, 762 ishin shqiptarë, ekuivalente me 0.7 për qind.

Më shumë se 12,000 shqiptarë u nisën për në Britani me varka të vogla vitin e kaluar, shkruan The Sun.

“Ata që mbërritën u dërguan në hotele ndërsa trajtoheshin kërkesat e tyre për azil, por një e katërta thuhet se janë arratisur, shumë brenda disa ditëshË.

Tani Mbretëria e Bashkuar po sheh një rritje të emigrantëve turq, të cilët, këtë vit, përbënin një në nëntë persona që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm përtej Kanalit Anglez.

Një burim i tha The Sun se trafikantët e mëdhenj të drogës në Turqi janë mbështetur historikisht shumë te shqiptarët për të shpërndarë drogën e tyre në Evropë.

Ish- Neil Woods tha se bandat e drogës po bëhen gjithnjë e më të dhunshme pasi Britania është e përmbytur me kokainë të lirë.

Ai shpjegoi se një nga ndryshimet që kanë sjellë shqiptarët është heqja e ndërmjetësve dhe ballafaqimi direkt me latino-amerikanët (kartelet).

“Ka aq shumë kokainë përreth sa janë sekuestruar qindra kilogramë, por nuk ka asnjë ndryshim në furnizimin apo koston”.

Burimi: The Sun. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë