Vende dhe Udhetime

The Land of Legends, destinacioni që po magjeps turistët nga e gjithë bota

Turqia është një ndër vendet që ofron atraksionet më të bukura turistike. Një ndër to që po tërheq mijëra turistë që prej dy vitesh është The Land of Legends.

The Land of Legends në Antalya të Turqisë ka bërë bujë në të gjithë botën duke mishëruar Disneylandin dhe pishinat e mëdha dhe plazhet e improvizuara. Ky projekt është bërë për të ndikuar në rritjen e interesimit të turistëve që duan aventurat për të vizituar Turqinë në përgjithësi dhe Antalyan në veçanti. Ky park gjigant është ndërtuar nga Rixos World Parks & Entertainment. Janë investuar më shumë se 500 milionë euro në ndërtimin e hotelit, parkut zbavitës dhe pishinave gjigante. Në këtë park ka më shumë se 5000 persona të punësuar në periudhën e sezoneve. Dhomat e hotelit Rixos në brendësi të parkut janë të pakisura me LED TV dhe me PlayStation. Brenda në park ka Spa, banjo turke, sauna dhe dhoma me avull. Për të parë ambientet e mrekullueshme që ofron ky vend, duhet t'i vizitoni nga afër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë