Politike

Thaçi, Haradinaj, Veseli – Ç’po gatuan SHBA në Ambasadën e saj në Prishtinë

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli janë bërë si rrallëherë bashkë pasi janë mbledhur nga Nënsekretari për Çështjet Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale në ambasadën amerikane në Prishtinë.  

Tre liderët kryesorë të Kosovës u pritën nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett dhe Hale, i cili ka mbërritur në Prishtinë, pas një vizite në Beograd. Pas takimit ata kanë hyrë bashkë në një nga restorantet e kryeqytetit, një takim që vjen mes javësh të tëra përplasjeje me njëri-tjetrin.

Presidenti Thaci ishte i pari që reagoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke shkruar se Kosova ishte e gatshme për dialog por se nuk do të pranonte asnjë nga kushtet e Beogradit.

“Duke mos u pajtuar me kushtet e Beogradit,Kosova përsëriti zotimin se është gati për një dialog sa më gjithëpërfshirës dhe transparent. Ne i shprehëm edhe një herë falënderimin tonë për letrat e presidentit Trump dhe mbështetjen për një marrëveshje që balancon interesat e të dyja vendeve, si të pavarura dhe sovrane. Por, ne edhe e shprehëm qëndrimin se Status Quo-ja dhe gjendja e konfliktit të ngrirë është e papranueshme”, shkruan presidenti.

Pas tij, erdhi edhe një reagim nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili deklaronte se Kosova është më e unifikuar se kurrë për dialogun me Serbinë.

Pata nderin që sot në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë Philip Kosnett së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli të zhvillojmë një takim të hapur dhe të sinqertë me Nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale. Në këtë takim paraqita qëndrimin se Kosova është më e gatshme se kurrë, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të kontribuojë në fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet. Ky unitet është edhe me domethënës pas votimit të Platformës se Dialogut dhe Ligjit”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook. “ E ritheksova se ne jemi gati për dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolinës e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues”, thekson ai.

David Hale

Sipas tij, temë e diskutimit me zyrtari amerikan ishte edhe aktualiteti politik në Kosovë, e ardhmja euroatlantike e vendit dhe bashkëpunimi bilateral me SHBA-në.

Ky takim vjen pasi Kuvendi i Kosovë miratoi një drafti zyrtar nga për dialogun me Serbinë, i cili duket se ka alarmuar Beogradin, i cili shpresonte se do të mund të bëntë manovrime gjatë negociatave dypalëshe.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dënoi platformën e parlamentit të Kosovës për negociatat e  mëtejshme,i cili përcakton në mënyrë të prerë se dialogu mbi normalizimin e marrëdhënieve të tyre duhet të përfundojë me njohjen reciproke të shtetit të Kosovës.

Pas takimit me, David Hale të premten,presidenti serb tha se platforma nënkuptonte në mënyrë efektive se Kosova kishte vendosur të ndalonte dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Aleksandër Vuçiç

"Platforma është kundër dialogut, veçanërisht duke pasur parasysh refuzimin kokëfortë të Prishtinës për të hequr taksat e paarsyeshme dhe të dëmshme për mallrat nga Serbia," tha Vuçiç.

Ai bëri të qartë se Serbia nuk do të pajtohet me ultimatumin që Prishtina dhe mentorët e saj perendimorë përmes platformës për dialogun.  “Bashkimi Evropian më ka mashtruar pasi kishte premtuar se ajo platformë as nuk do të ishte në rend dite të Kuvendit të Kosovës” tha Vuçiç gjatë një tubimi në Sremit të Mitrovicës, duke shtuar se Kosova dhe partnerët e saj duan të shkatërrojnë Serbinë.

Kundër platformës së Kosovës për bisedime me Serbinë ka folur të premten edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç. Ajo tha se miratimi i kësaj platforme nga ana e Prishtinës është goditja e fundit që i bëhet dialogut Prishtinë- Beograd.

Ndërkohë Bashkimi Evropian vlerësoi se platforma e miratuar nga Kuvendi i Kosovës paraqet “vetëm pozicionin e njërës palë”. “Bashkimi Evropian, si ndërmjetës, nuk i komenton pozicionet individuale të palëve në dialog, por është më se e qartë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë