Futboll

Teuta-Partizani/ Kush fiton sot, është anti-Vllaznia

Dy ndeshjet më të rëndësishme të javës së 16-të të Superiores, Teuta-Partizani dhe Tirana-Laçi, luhen sot. Kuptohet që e gjithë vëmendja është te sfida e stadiumit “Niko Dovana”, që luhet në orën 16:45. Durrsakët dhe të kuqtë vijnë në këtë ndeshje në kuotë të barabartë pikësh, nga 26, duke ndarë vendin e dytë dhe të tretë.

Kush fiton në këtë ndeshje, do të jetë edhe ekipi që do të sfidojë Vllazninë në garën për titullin kampion. Barazimi nuk do të kishte vlerë për asnjë nga skuadrat. Partizani vjen në këtë transfertë me moral të lartë pas fitores në derbi dhe me tri “armë” plus nga merkatoja e dimrit, Muratajn, Zhuniorin dhe Çinarin. Teuta nuk ka bërë lëvizje në merkato, ndërsa trajneri Edi Martini është i bindur se ka skuadër më të mirë se Partizani.

Pas barazimit të Vllaznisë ndaj Kastriotit, të dyja skuadrat pritet të japin gjithçka kanë në fushë për të marrë 3 pikët. Një fitore e mundshme për Teutën apo për Vllazninë, do të bënte që diferenca me kreun të shkonte në 7 pikë.

Tirana feston një gol të Bathës ndaj Laçit. Gazeta Si, 25 jnar 2021

Në kryeqytet, Tirana pret Laçin. Skuadra e trajnerit Nevil Dede është “e dënuar” të fitojë për t’iu afruar zonës europiane, pasi për titullin shanset janë minimale. Bardheblutë janë 16 pikë larg kreut aktualisht, një diferencë gati e pamundur për t’u rikuperuar. Edhe Laçi vjen në këtë ndeshje pas një rezultati zhgënjyes, barazimit me Skënderbeun në shtëpi, kështu që do të përpiqet të reagojë. Gjithsesi, presioni është i gjithi mbi Tiranën.

Superiore, java e 16-të
Sot
Tirana-Laçi
Teuta-Partizani
Dje
Vllaznia-Kastrioti 0-0
Skënderbeu-Apolonia 1-1
Kukësi-Bylis 2-1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë