Futboll

Teuta-Kukësi, sfida që “nuk pranon” barazimin

Superiorja rikthehet sot me një duel mjaft interesant. Në Niko Dovana, në orën 16:00, luhet Teuta-Kukësi, sfidë pretendentësh me bregdetarët që synimet për titull nuk i kanë fshehur kurrë, ndërkohë që edhe te Kukësi, nuk duan ta konsiderojnë veten krejtësisht jashtë lufte.

Durrsakët e trajnerit Edi Martini vijnë pas tre fitoreve radhazi dhe më shumë se kurrë janë në garë për titullin, teksa diferenca me kryesuesit e Vllaznisë është pesë pikë. Sakaq, Kukësi është disi larg kreut me ekipin verilindor që renditet në vendin e pestë, shtatë pikë larg Djemve të Detit.

Mungesat në të dyja kampet peshojnë në repartet që janë pika më e fortë e tyre. Kukësi nuk do të ketë për këtë takim Agim Ibrahimin, që do të ndikojë shumë duke njohur rëndësinë që ka pasur sulmuesi në organikë. Nga ana tjetër, trajneri Edi Martini nuk do të ketë për këtë ndeshje vetëm mbrojtësin e majtë Aleksandros Kouros, i pezulluar me kartonë të verdhë. Deri më tani bilanci sezonal flet për Teutën që ndaj Kukësit ka siguruar fitoren më të thellë në këtë kampionat, një 3-0 në ndeshjen e fundit të vitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë